Ndërlidhjet

GAZA


Autoriteti palestinez me një komunikatë nga Gaza ka dënuar sulmin që la të vdekur katër ushtarët izraelitë dhe dy sulmuesit palestinezë.
Në komunikatë thuhet se udhëheqja palestineze njëherit shfaq drojen se incidenti mund t’i japë shkas kyreministrit izraelit, Ariel Sharon, që të vazhdojë me presionet ushtarake ndaj territoreve palestineze.
Yasser Arafat njëherit ka demantuar akuzat e Izraelit që Autoriteti palestinez të jetë ndërlikuar në orvatjet për kontrabandimin e 50 tonelatave armatimesh në Brezin e Gazës, duke i cilësuar “krejtësisht gënjeshtra” pretendimet izraelite.
XS
SM
MD
LG