Ndërlidhjet

SHKUP


Qeveria e Maqedonisë thotë se policia multi-etnike po përgatitet që të hyjë në tetë fshatra të tjera në zonat e konfliktit në veri-perëndim të vendit.
Zëdhënësi, Zoran Tanevski tha se operacioni është pjesë e planit për kthimin e njësive të policisë në territoret që mbaheshin nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të demobilizuar.
Tanevski ka thënë se pas kompletimit të operacionit ditën e premte, gjithsejt 28 fshatra do të jenë nën kontrollin e forcave qeveritare të sigurisë.
XS
SM
MD
LG