Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Shtetit, thotë se qeveria amerikane disponon të dhëna që dëshmojnë se Autoriteti palestinez ka lidhje me anijen me 50 tonë armatime, të zënë javën e kaluar nga Izraeli. Duke sqaruar se në udhëheqësi palestinez nuk është patjetër i implikuar në këtë histori trafiqesh, Kolin Pauell tha se ka kërkuar prej Jaser Arafatit, që të kërkojë e gjejë personat përgjegjës.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Riçard Bauçër, deklaroi në një jonferencë për shtyp se në këtë incident duket të jenë përfshirë edhe Irani e grupimi militant Hezbollah.
XS
SM
MD
LG