Ndërlidhjet

BRUKSEL


Shefi për politikë të jashtme dhe Siguri i Bashkimit Europian, Havier Solana, ka shprehur dëshpërimin për paaftësinë e liderëve të Kosovës në zgjedhjen e kryetarit të shtetit. “Jam i zhgënjyer nga dështimi i Kuvendit në zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Populli i Kosovës si dhe komuniteti ndërkombëtar, kanë pritur gjatë për këto zgjedhje. Liderët politikë të Kosovës dhe përfaqësuesit e zgjedhur duhet të kuptojnë se mosarritja e marrëveshjes për zgjidhjen e kësaj çështje, po bllokon jetësimin e vet-qeverisjes” - thuhet në kumtesën e shefit të diplomacisë europiane, Havier Solana, cituar nga AFP.
XS
SM
MD
LG