Ndërlidhjet

PRISHTINË


Diplomati francez Pascal Fishi është emëruar udhëheqës i ri i Misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian dhe pritet t’i bashkohet OSBE-së javën e ardhshme. Diplomati francez zëvendëson Dan Everts, i cili udhëhoqi Misionin e OSBE-së në Kosovë nga viti 1999 deri në fund të vitit 2001.
Me një karrierë të gjatë diplomatike në ambasadat franceze në Ukrainë, Athinë, Pragë, Shën Petërburg, Kanberrë dhe Moskë, Fishi ka qenë gjithashtu pjesëmarrës në negociatat për Aktin Final të Helsinkit- dokumentit themeltar të Konferencës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, që në vitin 1994 u transformua në OSBE.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG