Ndërlidhjet

UASHINGTON


Liderët e Indisë dhe Pakistanit janë dakorduar që të përpiqen t’i ulin tensionet që kanë çuar në përqëndrim më të madh të forcave të tyre në kufi, pas bisedimeve të veçanta telefonike që kishte me ta presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, thotë Shtëpia e Bardhë.
Uashingtoni ka disa javë që po përpiqet t’i ulë tensionimet midis Indisë dhe Pakistanit, fqinjë që kanë edhe armatim bërthamor.
Zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë thanë se presidenti George Bush ka mirepritur vendimin e fortë të presidentit të Pakistanit, Pervez Musharraf, se do të qëndrojë kundër terrorizmit në të gjitha format e tij.
XS
SM
MD
LG