Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti jugosllav, Vojisllav Koshtunica u ka thënë deputetëve të koalicionit “Kthimi” të serbëve të Kosovës gjatë bisedimeve në Beograd se fare nuk duhet të mbështesin asnjë kandidat për president të Kosovës derisa serbëve atje të mos u ofroheshin garanca të qarta për kthim dhe përmirësimin e kushteve të jetës.
Ndërkaq, kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq ka thënë se deputetët mund të bashkëpunojnë vetëm me atë opcion politik që do të garantonte realizimin e prioriteteve që kishte theksuar edhe Koshtunica.
Grupi parlamentar i “Kthimit” harmonizoi në Beograd strategjinë për veprimin e ardhshëm në Parlamentin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG