Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRAGË


Radioja “Evropa e Lirë”, e themeluar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara refuzon kërkesën e qeverisë Çeke që të lëvizë selinë e saj nga qendra e Pragës për shkak të drojës se mund të ishte cak sulmesh me bomba, thanë udhëheqësit e saj.
Drejtori i programit, Jeff Trimble ka thënë se “radio ‘Evropa e Lirë’ nuk do të lëvizë tutje nga objekti , pak a shumë tej Pragës, e nuk mendon as të zhvendoset jashtë Republikës Çeke”.
“Nuk duhet zmbrapsur apo ikur nga ballafaqimi me kërcënimet, por sidoqoftë duhet konsideruar me vëmendje opcionet dhe balancin midis nevojës që të ushtroni veprimtarinë, të garantoni sigurinë dhe të mos i lëshohet rrugë kërcënimeve apo kërcënimeve potenciale” ka thënë Trimble.
Shërbimi Çek i zbulimit pat thënë se stacioni ka qenë qendër interesimi i shërbimit irakien në të kaluarën, kurse qeveria Çeke, pas sulmeve të 11 shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara, përforcoi sigurinë rreth këtij Radiostacioni në qendër të Pragës.
XS
SM
MD
LG