Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka thënë se aeroplanët ushtarakë amerikanë i kanë rrumbullaksuar sulmet ajrore kundër strehimoreve të dyshuara terroriste në kompleksin e shpellave dhe tuneleve në Zawar Kili në lindje të Afganistanit.
Komanduesit e operacionit thanë se rreth 60 strehimore janë shkatërruar, kurse janë mbyllur hyrjet e mbi 50 shpellave pas gjashtë ditë bombardimesh të atij rajoni, e tani është koha që të kërkohen tjetër ku luftëtarët e al Kaidës dhe lideri i saj, Osama bin Ladeni.
XS
SM
MD
LG