Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ka bërë thirrje për rritje masive të mbështetjes për zhvillimin e vendeve të varfëra që të tregohet se bota e zhvilluar është serioze kur është fjala për eliminimin e varfërisë.
Kofi Annan ka thënë në takimin e disa krye-ekspertëve finansiarë të botës, se çdo vit nevojiten 50 miliardë dollarë mbështetje për zhvillim që Kombet e Bashkuara të arrijnë qëllimin e përgjysmimit të numrit të njerëzve që jetojnë në varfëri, deri në 2015-tën.
XS
SM
MD
LG