Ndërlidhjet

SHKUP


Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, është takuar mbrëmë me liderin e Partisë Demokratike Shqiptare, Arbër Xhaferri, në vazhdë të përpjekjeve për shpejtimin e procesit paqësor, që buron prej marrëveshjes së Ohrit.
Sipas kabinetit të presidentit, Trajkovski po takon të gjithë liderët nënshkrues të marrëveshjes së paqes.
Disa burime të kabinetit të tij, thonë se është kërkuar që gjatë dhjetë ditëve të ardhshme të arrihet konsenus mes partive për miratimin e Ligjit për Vetadministrimin Lokal, i cili gjendet në procedurë parlamentare por që është bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes subjekteve politike shqiptare dhe maqedonase.
XS
SM
MD
LG