Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në prag të nisjes për në turneun e tij aziatik, Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, ka deklaruar se presidenti pakistanez, Pervez Musharraf, po merr masat e duhura kundër organizatave terroriste dhe se përpjekjet diplomatike dhe politike për kapërcimin e krizës mes dy fqinjëve rivalë po vazhdojnë. “Gjëja e fundit që Shtetet e Bashkuara do dëshironin të shihnin në Azinë Jugore, do të ishte një luftë mes dy shteteve me armatim bërthamor” – deklaroi Pauell, duke iu referuar Indisë dhe Pakistanit. Departamenti i Shtetit, njofton se kryqeqyteti pakistanez, Islamabad, do të jetë ndalesa e parë e sekretarit Pauell, para udhëtimit për në Indi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG