Ndërlidhjet

SHKUP


Ushtria maqedonase ka kërkuar nga Ukraina dy helikopterë të tjerë luftarakë të tipit MI-24, ndërsa policia po kërkon të blejë një tjetër helikopter të të njëjtit lloj – raporton shtypi maqedonas.
Një delegacion i kryesuar nga shefi i Shtabit të Armatës maqedonase, Metodi Stamboliski, nisi vizitën dy ditëshe në Kiev, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë ukrainas, përfshirë ministrin e jashtëm, Anatoli Sllenko. Zyrtarisht deklarohet se dërgata ka udhëtuar në Ukrainë për të intensifikuar bashkëpunimin ushtarak dhe ushtarako-teknik, e jo për të blerë armatime.
XS
SM
MD
LG