Kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, është angazhuar të rikompozojë kabinetin e tij qeveritar me qëllim që të frenojë thellimin e krizës politike që ka mbërthyer vendin, por lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e tij. Situata energjitike në Shqipëri është më tepër se serioze, me ndërprerje rryme nga 18 deri në 20 orë në ditë, ndërsa qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në veri, ku rreth 100 mijë njerëz janë izoluar nga pjesa tjetër e vendit, për shkak të rreshjeve të mëdha të dëborës.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.
Më të lexuarat
1