Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, është nisur për në turneun e tij në Azi dhe pritet që të mbërrijë në Islamabad të mërkurën, kurse në Nju Delhi të enjten. Pauell ka lëvduar presidentin pakistanez, Pervez Musharraf, për të cilin tha se po merr masat e duhura kundër organizatave terroriste, ndërsa shtoi se përpjekjet diplomatike dhe politike për kapërcimin e krizës mes dy fqinjëve rivalë po vazhdojnë. “Gjëja e fundit që Shtetet e Bashkuara do dëshironin të shihnin në Azinë Jugore, do të ishte një luftë mes dy shteteve me armatim bërthamor” – deklaroi Pauell, duke iu referuar Indisë dhe Pakistanit.
XS
SM
MD
LG