Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, ka thënë se Aleanca i mbetet besnike zotimeve për ruajtjen e sigurisë në Bosnjë, me gjithë diskutimet për reduktimin e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese atje.
Robertson dhe 19 ambasadorët e vendeve të NATO-s u takuan në Bruksel me përfaqësuesin e lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë, Wolfgang Petritsch, dhe kanë diksutuar reduktimin e mundshëm të SFOR-it.
Nga fillimi i muajit, Robertson tha se disa vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, dëshirojnë reduktim substancial të 18 mijë trupave të SFOR-it, por ka shtuar se Uashingtoni e ka bërë të qartë se reduktimi nuk do të jetë vendim i njëanshëm amerikan.