Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara,Kofi Annan i ka bërë thirrje anëtarëve të Asamblesë së posazgjedhur të Kosovës që të harmonizojnë diferencat e tyre dhe haptas të rrefuzojnë dhunën dhe terrorizmin.
Në një raport drejtuar Këshillit të Sigurimit lidhur me administrimin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë,Kofi Anan thotë se koha që po merr për zgjedhjen e presidentit dhe formimin e qeverisë është një indikacion për diferencat që duhet tejkaluar.
Kofi Anana thotë më tej se akoma nevojitet një zotim i fuqishëm i bashkësisë ndërkombëtare për të ndihmuar në mbështejen e struktuarave të përkohëshme të sapodala të vetë-administrimit në Kosovë.
Ai ka thënë se gjithashtu neviojitet të ketë një dialog të përmirsuar midis Prishtinës dhe Beogradit . Në raport vërehet me brengosje situata e sigurisë me të cilën ballafaqohen minoritetet e Kosovës, veçanërisht serbët.
XS
SM
MD
LG