Ndërlidhjet

SHKUP


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, është paraparë që gjatë vizitës në Shkup të diksutojë me zyrtarët e Maqedonisë misionin e Aleancës atje dhe amnestinë ndërkombëtarisht të ndërmjetësuar për ish- luftëtarët e UÇK-së së demobilizuar, thanë zëdhënësit e NATO-s në Shkup.
Zëdhënësi Craig Ratclif tha se Robertson pritet të arrijë në Shkup të premten, si pjesë e misionit për shikimin e rrethanave lidhur me anëtarët e mundëshëm, të ardhëshëm, të NATO-s.
Robertson dhe zyrtarët e Shkupit do të diskutojnë edhe situatën e sigurisë në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG