Ndërlidhjet

DANIEL SERWER: KJO QË PO NDODHË ËSHTË PËR KEQARDHJE


“Mendoj se edhe në Kosovë do të vijë koha kur nuk do të duhen shumë trupa; do të reduktohet numri në mënyrë të sigurtë dhe ju poashtu nuk do të ndjeheni të braktisur sepse Amerika do të mbetet politikisht, diplomatikisht, ekonomikisht…e angazhuar në Kosovë” – thotë Daniel Serwer, drejtor i iniciativave Ballkanike në Institutin e Shteteve të Bashkuara për Paqe me seli në Washington.

RADIO EVROPA E LIRË
Dy muaj kanë kaluar prej zgjedhjeve por partitë politike në Kosovë nuk ia dolën të merren vesh për kandidatët për president dhe zyrtarët e tjerë kryesorë të institucioneve demokratike. Si e shpjegoni ju këtë situatë?

DANIEL SERWER
Mendoj se janë dy shpjegime; njëri është se atje është një ndarje serioze politike brenda komunitetit shqiptar në Kosovë… Tjetri është se i tërë procesi është pothuajse i ri dhe njerëzit ende duhet ta kuptojnë se si ai punon.
Unë mendoj se ata do ta zgjidhin këtë çështje. Unë dijë për shumë demokraci me përvojë që u duhet më shumë kohë për ta formuar qeverinë se sa që kjo po zgjatë në Kosovë. Nuk mendoj se kemi të bëjmë me diçka vërtetë të jashtëzakonshme lidhur me situatën aktuale. Mendoj se është për keqardhje. Do të ishte më mirë nëse ata lëvizin më shpejtë…për ti bindur njerëzit se Kosova po ecën në drejtim të duhur. Por mendoj se kjo kërkon kohë.

RADIO EVROPA E LIRË
Në fund të vitit 2001, zoti Haekkerup dha dorëheqje nga posti kryesor ndërkombëtar në Kosovë. Nga ana tjetër, siç përmendëm edhe më parë, insitucionet ende nuk janë të gatshme ta marrin përgjegjësinë. Kush do ta plotësoj këtë vakum të pushtetit?

DANIEL SERWER
Të themi se zëvendësi i zotit Haekkerup, amerikani Bradshow, besohet se i zgjidhë çështjet; në Prishtinë ekziston një komunitet i tërë ndërkombëtar. Qartazi, John Menzies, po ndërmerr disa iniciativa. Unë mendoj se realisht nuk ekziston një vakum i pushtetit.

RADIO EVROPA E LIRË
Por çka do të ndodhë me kalimin e pushtetit te kosovarët?

DANIEL SERWER
Ky tranzicion do të bëhet kur ti kemi institucionet …dhe ata që shtyjnë formimin e institucioneve poashtu po marrin pjesë edhe në tranzicionin e pushtetit. Ky pat-pozicion, që po zhvillohet, nuk do të ndihmoj për ta bindur Bashkësinë Ndërkombëtare se njerëzit janë të gatshëm për përgjegjësi më të mëdha.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Serwer, ka pasur diskutime se Natoja dhe Shtetet e Bashkuara do të reduktojnë praninë ushtarake në Ballkan. Aktualisht zyrtarë të lartë po diskutojnë mundësitë për lëvizje të tilla në Bosnjë. Çfarë është e ardhmja e trupave të Natos dhe veçanërisht, prania e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, politikisht dhe unshtarakisht?

DANIEL SERWER
Nuk e dij…Situata në Kosovë dallon nga ajo në Bosnjë; ishte e nevojshme të mbahje një përqendrim i madh i trupave …Funksioni i këtyre trupave ka ndërruar në mënyrë dramatike. Një kohë ne kishim trupat në Kosovë me qëllim që të ishin të gatshme ti kundër përgjegjeshin Armatës Jugosllave.
Por kjo tash nuk do të duhet për më gjatë për shkak të bashkëpunimit të Natos dhe ushtrisë jugosllave. Tash ju duhen trupa, kryesisht, për krijimin e një ambienti të sigurisë së përgjithshme, por, poashtu, për të mbrojtur veçanërisht pakicat. Unë shpresoj se do të instalohet Qeveri Demokratike në Kosovë që do të ndihmoj në zvoglimin e dhunës kundër minoriteteve, që tashmë është zvogluar. Mbase, nuk do t’ju duhen shumë trupa në të ardhmen. Ju keni shërbimin policor të Kosovës. Konsideroj se nuk duhet tejdramatizuar çështjen e trupave…Mbase ato nuk do të duhen në atë numër që janë tash.

RADIO EVROPA E LIRË
Po ju pyes këtë nga aspekti i ngjarjeve të 11 Shtatorit, sepse kosovarët thonë se dëshirojnë që amerikanët të mbesin atje politikisht dhe ushtarakisht.

DANIEL SERWER
Nëse kosovarët dëshirojnë që Amerika të mbetet atje…ajo që duhet të bëjnë për ta arritur këtë është që të vazhdojnë procesin e formimit të insitucioneve demokratike.
Amerikanët kanë prioritete të tjera në botë dhe atyre do tu duhen disa nga ato trupa. Por kjo nuk do të thotë se, në çfarëdo mënyre, Amerika do ta braktisë Kosovën. Nga Bosnja po tërhiqen trupat sepse ato nuk duhen më atje por qytetarët e Bosnjës nuk ndjehen të braktisur. Mendoj se edhe në Kosovë do të vijë koha kur nuk do të duhen shumë trupa; do të reduktohet numri në mënyrë të sigurtë dhe ju poashtu nuk do të ndjeheni të braktisur sepse Amerika do të mbetet politikisht, diplomatikisht, ekonomikisht…e angazhuar në Kosovë.
XS
SM
MD
LG