Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zyrtari më i lartë i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, dënoi sot aktin e vrasjes së deputetit Ismail Hajdaraj.
“UNMIK-u do të bëjë të pamundurën për të kapur vrasësit dhe përcaktuar motivet” – ka thënë ushtruesi i detyrës së kryeadministratorit të Kosovës, Çarls Brajshou, në një kumtesë.
Persona të panjohur e qëlluan tri herë në kokë përfaqësuesin e Lidhjes Demokratike në Kuvendin e Kosovës, para banesës së tij, në Pejë. 50 vjeçari Hajdaraj, ishte baba i katër fëmijëve, inxhinier me profesion kurse gjatë kohës së luftës, komandant i UÇK-së në zonën e Rugovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG