Ndërlidhjet

SHKUP


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, lordi George Robertson, ka anulluar vizitën e tij në Maqedoni. Sipas zyrtarëve të NATO-s, shkak janë bërë kushtet e këqija të motit dhe mjegulla shumë e dendur në aeroportin e Shkupit. Të njëjtat burime njoftojnë se vizita do të bëhet në një moment tjetër. Lordi Robertson deklaroi gjatë qëndrimit të djeshëm në Tiranë, se një nga mesazhet e tij për Maqedoninë, është që “marrëveshja e Ohrit duhet zbatuar dhe duhet zbatuar shpejt".
XS
SM
MD
LG