Ndërlidhjet

PRIZREN


Një pjesëtar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës është arrestuar ndërsa një tjetër është plagosur me armë zjarri, gjatë ndërhyrjes së pjesëtarëve të KFOR-it dhe policisë speciale të UNMIK-ut në selinë e Zonës së Dytë Mbrojtëse të TMK-së. Ky është rasti i parë i një konfrontimi të tillë që nga vendosja e trupave ndërkombëtare paqëruajtëse në Prizren. Trupat Mbrojtëse të Kosovës kanë njoftuar se i kanë ngrirë marrëdhëniet me UNMIK-un deri në ndriçimin e rastit. Nënkoloneli Klaus Geier, zëdhënës i Brigadës Shumëkombëshe të Jugut të KFOR-it tha se prej eprorit të TMK-së ishin kërkuar disa dokumente dhe në atë moment anëtarët e TMK-së kishin reaguar. Geier nuk dha hollësi për llojin e dokumenteve të kërkuar.
XS
SM
MD
LG