Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

SHKUP


Zëvendës-kryeministrja e Maqedonisë, Dosta Dimovska, dha sot dorëheqjen nga qeveria, duke thënë se kryeministri Georgievski nuk e ka mbështetur zbatimin e planit të paqes në vend. Zonja Dimovska akuzoi Lubçe Georgievski se e ka izoluar atë dhe se nuk ka përmbushur nga ana e tij, skemën për rihyrjen e policisë në fshatrat dikur të kontrolluar nga guerrilasit shqiptarë. "Kjo është arsyeja pse mendoj se pjesëmarrja ime në qeveri nuk mund të jetë e suksesshme," shpjegon Dosta Dimovska në letrën e dorëheqjes, të bërë publike për median.
XS
SM
MD
LG