Ndërlidhjet

GOMA, KONGO


Britania do të japë 2,9 milion dollarë për Republikën e Kongos, në ndihmë të viktimave të vullkanit Niragongo. Disa qindra-mijëra banorë të qytetit Goma po shpërngulen nga shtëpitë e tyre për shkak të shpërthimit të llavës, nga i cili kanë humbur jetën deri tani disa dhjetra njerëz. Vullkani shpërtheu në orët e para të mëngjesit dhe banorët thanë se pasi rrjedha e parë e llavës u ngadalësua, një shpërthim i dytë u pa rreth dy kilometra larg aeroportit ndërkombëtar të Gomas.
XS
SM
MD
LG