Ndërlidhjet

UASHINGTON


Gjenerali amerikan,Tommy Franks, i cili komandon forcat e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit, thotë se bota nuk është aq e madhe që terroristi i dyshuar Osama bin Laden të fshihet përgjithmonë. Gjenerali ka thënë se zyrtarët ushtarakë amerikanë akoma nuk e dijnë nëse bin Laden është vdekur apo gjallë, dhe ku mund të fshihet, por nëse është gjallë, eventualisht do të kapet.
Tommy Franks ka hedhur poshtë spekulimet e prsesidentit të Pakistanit se Osama bin Laden mund të ketë vdekur nga dështimi i veshkëve, por ka thënë se asnjë raport i shërbimeve amerikane nuk e ka konfirmuar apo demantuar ate pohim.
XS
SM
MD
LG