Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

TOKIO


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell arriti në Tokio, para fillimit të konferencës së donatorëve për rindërtimin e Afganistanit që fillon të hënën.
Në konferencën dy ditëshe, që e kanë thirrur bashkërisht Shtetet e Bashkuara, Japonia, Bashkimi Evropian dhe Arabia Saudite, tubohen përfaqësuesit e mbi 50 vendeve dhe organizatave ndihmëtare.
Ekspertët kanë vlerësuar se rindërtimi i Afganistanit do të kushtojë 15 miliardë dollarë, por zyrtarët afganë kanë thënë se do të nevojiten tre herë më shumë.
XS
SM
MD
LG