Ndërlidhjet

BAGDAD


Sekretari i Ligës Arabe, Amr Musa, pas bisedimeve që kishte në Bagdad me presidentin irakien, tha se Saddam Hussein kishte kërkuar prej tij që t’i përcjellë Kombeve të Bashkuara dhe liderëve arabë një iniciativë të re të Irakut, pa dhënë hollësi tjera.
Zyrtarë të Ligës Arabe thanë dje se egziston një koncenzus arab për kundërshtimin e çfarëdo sulmi të mundshëm ushtarak amerikan ndaj cilitdo vend arab, përfshirë edhe Irakun.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush tha së fundit se nëse Saddam refuzon të ri-pranojë inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armatim, Shtetet e Bashkuara “do të duhet të merren” me Sadamin “në kohën e duhur”.
XS
SM
MD
LG