Ndërlidhjet

GOMA/KONGO


Organizatat humanitare ndërkombëtare po përgatiten që t’u dalin në ndihmë mbi 400 mijë njerëzve që kanë mbetur të pastrehë në Kongo, pas shpërthimit të fuqishëm të vullkanit Nyragongo, që vërshoi me llavë të nxehtë përmes qendrës së qytetit Goma, duke shkatërruar gjithçka para vetes.
Disa qindra mijë banorë po ikin në drejtim të Ruandës, e cila ka bërë thirrje për ndihmë, kurse zyrtarët e Kombeve të Bashkuara vlerësojnë se kanë humbur jetën së paku 45 njerëz nga pasojat e shpërthimit të vullkanit.
XS
SM
MD
LG