Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe të Kinës kanë ngurruar të komentojnë raportet sipas të cilave aeroplani i prodhur në Shtetet e Bashkuara nga kompania Boeing për përdorim zyrtar të presidentit të Kinës, përmbante mbi 20 stabilimente tepër të imëta për survejim sekret.
Raportet e publikuara dje në gazetat “Financial Times” dhe “Washington Post” cituan burime kineze të kenë thënë se stabilimentet ishin gjetur gjatë testimeve që i kishin bërë avionit, ekspertët e Kinës.
Por njëherit thuhet se zyrtarët e Kinës e kanë mbikqyrur gjith procesin e prodhimit dhe mobilimit të aeroplanit në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG