Ndërlidhjet

SHKUP


Autoritetet e rajonit të Kumanovës thonë se trupat kufitare maqedonase janë konfrontuar me tre persona të armatosur nga Kosova, të cilët orvateshin të hyjnë ilegalisht në Maqedoni, afër fshatit Goshincë.
Zëdhënësi i ushtrisë, Bllagoja Markosvski, thotë se një nga personat e armatosur është plagosur gjatë konfrontimit duke shtuar se i plagosuri dhe dy shokët e tijë kanë ikur prapë në Kosovë.
Ndërkaq zëdhënësi Zoran Tanevski ka thënë se një grup shqiptarësh të armatosur kanë penguar patrullën e policisë etnikisht të përzier që të hyjë në një lokalitet pranë Tetovës dhe se patrulla ka vendosur të mos hyjë, për të shmangur incidentet.
XS
SM
MD
LG