Ndërlidhjet

TOKIO


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, ka thënë në Tokio se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara mbesin të pasigurtë nëse Osama bin Laden ka vdekur apo është gjallë, por ka theksuar se përndjekja e liderit të Al Kaidës do të vazhdojë, megjithë pohimet e presidentit të Pakistanit se bin Laden me gjasë ka vdekur nga dështimi i veshkëve, që Powell i ka cilësuar vetëm si “deklarata spekulative”.
Sekretari amerikan i shtetit, i cili kishte vizita diplomatike në Indi dhe në Pakistan, tha gjithashtu se tensionimet midis dy vendeve fqinje po ulen, duke shtuar se nuk pret që ndonjëra nga palët t’i tërheqë trupat nga kufiri i përbashkët, në një të ardhme të afërt.
XS
SM
MD
LG