Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld,
ka thënë se sipas indikacioneve të para helikopteri ushtarak amerikan u rrëzua në lindje të Afganistanit për shkaqe teknike, me ç’rast humbën jetën dy marinca e pesë të tjerë janë plagosur, prej të cilëve dy më rëndë.
“Nuk ka kurrfarë provash që helikopteri të jetë gjendur nën zjarr, në momentin e rrëzimit”, tha Rumsfeld.
Në konferencë për shtyp në Uashington, Rumsfeld njëherit ka hedhur poshtë kritikat lidhur me mënyrën se si Shtetet e Bashkuara trajtojnë të arrestuarit nga fushata kundër terrorizmit, që mbahen në bazën Guantanamo në Kubë.
XS
SM
MD
LG