Ndërlidhjet

TOKIO


Lideri i qeverisë së përkohëshme të Afganistanit, Hamid Karzai, duke folur në kryeqytetin e Japonisë në prag të konferencës së nesërme të donatorëve, ka thënë se vendit të tij të shkatërruar nga luftërat i nevojitet mbështetje për rindërtimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve të jetës.
Gjermania premtoi sot 280 milion dollarë ndihmë për katër vitet e ardhëshme, kurse vendet e tjera pritet të deklarohen gjatë konferencës.
Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësojnë se gjatë 10 viteve të ardhshme do të nevojiten mbi 15 miliardë dollarë për rindërtimin e Afganistanit.
XS
SM
MD
LG