Ndërlidhjet

RAMALLAH


Lideri palestinez,Yasser Arafat, kërkon nga Bashkimi Evropian që të ndalojë “agresionin izraelit kundër popullit palestinez dhe Autoritetit palestinez”, siç thotë në mesazhin dërguar Spanjës si kryesuese e radhës.
Arafat i ka dërguar mesazh urgjent edhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, George Bush, duke kërkuar prej tij që të dërgojë të deleguarin special, Anthoni Ziini prapë në rajon.
Ndërkohë, mijëra palestinezë demonstruan në Bregun Perëndimor dhe në Brezin e Gazës për të treguar mbështetjen e tyre për liderin e Autoritetit palestinez, Yasser Arafat, i cili mbahet i ngujuar në zyrën në Ramallah nga tanke e trupa izraelite dhe denoncuan këto veprime të Izarelit.
Pesë palestinezë janë plagosur gjatë shkëmbim zjarrit me ushtarët izraelitë gjatë protestës në Ramallah.
XS
SM
MD
LG