Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

NJU JORK


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, emëroi diplomatin gjerman, Mikail Shtajner, drejtues të misionit të OKB-ve në Kosovë.
Presidenti aktual i Këshillit të Sigurimit, Jagdish Konjul, kumtoi lajmin në seancën e sotme kushtuar Kosovës.
Para se të jepte dorëheqjen, nëntorin e kaluar, nga posti i këshilltarit të kancelarit gjerman për politikën e jashtme, Shtajner ka kryer funksionin e ambasadorit të Gjermanisë në Republikën Ceke.
Ekspert i Ballkanit, Mihail Shtajner, është i njohur për punën e tij me Grupin e Kontaktit si dhe për pozicionin e zëvendësit të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar për Bosnjen, Karl Billd.
XS
SM
MD
LG