Ndërlidhjet

TIRANË


Kryeministri Ilir Meta pranoi sot përpara deputetëve depërtimin e rrjetit Al- Kaida në Shqipëri.
Kryeministri tha se është bërë diferencimi dhe identifikimi i organizatorëve që shërbenin si bazë për mbështetje logjistike dhe financiare të organizatave terroriste ndërkombëtare. “Në këtë kuadër u bë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe goditja e atyre elementëve” - u shpreh Ilir Meta. Bëhet fjalë për disa organizata jo qeveritare dhe firma të huaja me aktivitete të ndryshme, kryesisht bamirësie apo fetare. “Në Bankën Arabe Islamike e në Bankën Ndërkombëtare Tregtare, janë bllokuar llogari bankare të disa shoqërive të huaja dhe një individi si dhe është bërë kallëzimi në Prokurori” – ka përfunduar kryeministri Ilir Meta, raportin për masat anti-terror.
XS
SM
MD
LG