Ndërlidhjet

TOKIO


Konferenca ndërkombëtare për Afganistanin, që i nisi punimet sot në kryeqytetin e Japonisë, ka premtuar 3,8 miliardë dollarë ndihma për rindërtimin e këtij vendi të Azisë Qendrore.
Ndër dhuruesit kryesorë renditen Shtetet e Bashkuara, Japonia, Bashkimi Europian, Arabia Saudite, Irani dhe Pakistani. Sipas vlerësimeve paraprake të tre organizatave më të mëdha financiare, Bankës Botërore, Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe Bankës për Zhvillimin e Azisë, Afganistani ka nevojë për 1,7 miliardë dollarë ndihma vitin e parë, të cilat duhet të arrijnë në 15 miliardë në fund të 10 viteve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG