Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, lordi George Robertson, ka thënë se Europa vazhdon të mbetet një xhuxh ushtarak.
“Është skandaloze që shumë qeveri europiane shpenzojnë kaq pak për mbrojtjen e tyre. Ne duhet të jemi të përgatitur që të shmangim kalimin e Shteteve të Bashkuara në unilateralizëm” – ka deklaruar Robertson në një konferencë të organizuar nga Qendra Suedeze për Mbrojtjen dhe Shoqërinë. Lordi Robertson refuzoi të komentojë se cilët nga 9 aplikantët për anëtarësim në NATO, do të jenë kandidatët më të favorizuar për të hyrë në valën e parë të pranimit në Aleancë.