Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

KOMBET E BASHKUARA


Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë përshëndetur emërimin e Michael Steiner shef të UNMIK-ut, duke thënë se ai merr detyrën në një kohë vendimtare të tranzicionit të Kosovës drejt vetadministrimit provizional.
Anëtarët e Këshillit njëherit u kanë bërë thirrje liderëve politikë të Kosovës që të arrijnë marrëveshje dhe të formojnë qeverinë.
Përfaqësuesi i SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit, James Cunningham, duke dënuar vrasjen e deputetit Smajl Hajdaraj ka thënë se “në të ardhmen e Kosovës nuk do të ketë hapësirë për ata që mbështesin dhunën dhe kriminalitetin apo punojnë që të minojnë pushetin ligjor dhe vullnetin e popullit, nga cilido grup etnik qofshin”.
XS
SM
MD
LG