Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ushtruesi aktual i detyrës së shefit të UNMIK-ut, Charles Brayshaw, takimin e djeshëm në Beograd e ka vlerësuar pozitiv, por në komunikatë thuhet se nuk është është biseduar lidhur me pjesëmarrjen e ministrisë së brendshme të Serbisë në organizimin apo punën e shërbimit policor të Kosovës.
“UNMIK nuk pranon pjesëmarrje të tillë dhe ky qëndrim i është i njohur Beogradit”, thuhet në komunikatë.
Zyrtarët e UNMIK-ut dhe Qendrës Koordinuese për Kosovën, kanë biseduar për përmirësimin e bashkëpunimit me qëllim të ndriçimit të fatit të personave të zhdukur nga të gjitha bashkësitë, zgjidhjen e çështjes së të burgosurve, promovimin e kthimit të të ikurve nga Kosova dhe përmirësimin e lirisë së qarkullimit në autostrada dhe hekurudhë.
XS
SM
MD
LG