Ndërlidhjet

TASHKENT


Gjenerali i Shteteve të Bashkuar që komandon forcat në Afganistan, Tommy Franks arriti mbrëmë në Uzbekistan, ku do të takojë zyrtarët më të lartë të vendit.
Gjenerali Franks do të vizitojë trupat amerikane në Khanabad dhe do të shkojë gjer tek qyteti kufitar Termez, pikë kyçe tranziti për ndihmat në veri të Afganistanit.
Në vijim gjenerali Franks do të vizitojë Taxhikistanin dhe Kirgistanin, para se të largohet të premten nga rajoni i Azisë Qendrore.
XS
SM
MD
LG