Ndërlidhjet

JERUSALEM


Një ditë pas hyrjes në Tulkarem, tanket izraelite hyrën në paralagjet e Nablusit në Bregun Perëndimor, ku janë vrarë pesë palestinezë, për të cilët u tha se ishin anëtarë të grupit militant, Hamasit.
Lideri Palestinez, Yasser Arafat, tha dje se vërsuljet nga ana e Izraelit i kanë kaluar “të gjitha vijat e kuqe”. Marrjen e Tulkaremit e dënoi edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan. Raportohet se forcat izraelite kanë filluar tërheqjen nga Tulkaremi.
Ndërkaq, nga mesdita shpërthyen të shtëna në qendër të Jerusalemit e raportohet për 20 të plagosur por askush nuk mori akoma përgjegjësinë.
XS
SM
MD
LG