Ndërlidhjet

TASHKENT


Gjenerali Tommy Franks, komandant i fushatës së Shteteve të Bashkuara në Afganistan, takoi në Tashkent presidentin e Uzbekistanit, Islam Karimov dhe ministrin e Jashtëm dhe të Mbrojtjes. Zyrtarët e qeverisë së Uzbekistanit thanë se agjenda e bisedimeve përfshinte fushatën kundër terrorizmit, situatën rajonale, statusin e Afganistanit dhe marrëdhëniet bilaterale në fushën ushtarake.
Uzbekistani ka lejuar së paku 1.500 trupa amerikane që të shfrytëzojnë një bazë ajrore afër kufirit me Afganistanin për operacione humanitare dhe kërkim-shpëtimi.
XS
SM
MD
LG