Ndërlidhjet

TIRANË


Ministri shqiptar për Integrimet Evropiane, Paskal Milo dhe disa zyrtarë tjerë të lartë të Shqipërisë janë rrahur rëndë mbrëmë në Bruksel nga një grup i paidentifikuar të rinjësh në hotelin ku ishin vendosur, dhe posa ka dalë nga spitali, njoftoi vetë ministri.
Edhe ministria e Jashtme në Tiranë konfirmoi sulmin ndaj Paskal Milos si dhe ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Ilir Boçka dhe zëdhënësit të Parlamentit, Skender Duka, e thotë se është në kontakt me Brukselin për të sqaruar këte incident që e kualifikoi si “të pashembullt dhe shumë serioz”.
XS
SM
MD
LG