Ndërlidhjet

ZAMBOANGA/FILIPINE


Në Filipine kanë arritur trupa tjera nga Shtetet e Bashkuara, e disa qindra ushtarë amerikanë pritet të marrin pjesë në stërvitjet e javës së ardhshme që kanë qëllim përforcimin e luftës të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit.
Trupat amerikane kanë arritur një ditë pas konfrontimit të trupave filipinase me kryengritës myslimanë të ndërlidhur me Osama bin Ladenin, e raportohet se të paktën tetë kryengritës të Abu Sajefit janë vrarë në luftimet në ishullin Basilan.
Kritikët kanë qortuar qeverinë në Manila se ka lejuar ushtarët amerikanë të vijnë atje për ate që ata e shohin si rol në luftën kundër ekstremistëve islamik.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG