Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BERLIN/PRISHTINË


Shefi i ri i UNMIK-ut, Michael Steiner e sheh ardhmërinë politike të Kosovës në lidhjet e forta me Evropën dhe integrimet rajonale dhe Evropiane, kurse kthimin e serbëve dhe romëve të ikur e përshkruan si çështje parësore.
Në një intervistë për Agjencinë gjermane të lajmeve DPA, Steiner ka thënë se “angazhimi i bashkësisë ndërkombëtare në kuadrin e Bashkimit Evropian dhe Paktit të Stabilitetit ka, para së gjithash për qëllim që Evropës jug-lindore t’i hapen perspektiva evropiane dhe të inkuadrohet gradualisht në strukturat Euro-atlantike”.
Steiner beson se Kosova dëshmon se “stabiliteti i përhershëm është i mundshëm vetëm nëse tejkalohet karakteri ndarës i kufijve të shteteve nacionale dhe çështjet e hapura vihen në kontekstin e statusit rajonal dhe evropian’’.
XS
SM
MD
LG