Ndërlidhjet

BEOGRAD


Udhëheqjet politike të Serbisë dhe Malit të Zi nesër vazhdojnë në Beograd bisedimet për mundësinë e mbetjes së federatës jugosllave, ku pritet të marrë pjesë edhe shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Javier Solana.
Autoritetet e Malit të Zi i kanë ofruar Serbisë Lidhje të dy shteteve të pavarura, kurse autoritetet e Serbisë preferojnë mbetjen e federatës në baza të ri-rregulluara.
Edhe Koalicioni nga Sanxhaku, që e kryeson Sulejman Uglanin, ka kërkuar nga Javier Solana dhe udhëheqja në Beograd që të marrë pjesë në bisedimet për ridefinimin e raporteve në Jugosllavi.
XS
SM
MD
LG