Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld tha se xhepa të luftëtarëve talibanë dhe të al Kaidës mbesin aktivë në pjesë të Afganistanit e sillen reth e rrotull, por forcat e Shteteve të Bashkuara do të mbesin të angazhuar me ta.
Rumsfeld njoftoi se forcat speciale amerikane kanë sulmuar një pikëqëndresë të lidershipit taliban në veri të Kandaharit në Afganistan dhe kanë vrarë disa luftëtarë.
Rumsfeld nuk dha shifra viktimash, por nga Afganistani u raportua se janë vrarë 15 luftëtarë talibanë.
Rumsfeld tha se është plagosur lehtë një ushtar amerikan dhe janë arrestuar 25 talibanë.
XS
SM
MD
LG