Ndërlidhjet

MANAMA/BAHREIN


Avionët luftarakë amerikan dhe britanik kanë bombarduar një bazë të artilerisë kundërajrore irakiane në gadishullin Al Faw në jug-lindje të Bagdadit, pasi ishin gjendur nën zjarr, dhe janë kthyer të sigurtë në bazën e tyre, njoftoi zëdhënësi Brett Morris.
Ky sulm ka qenë i treti me radhë brenda javës, pas operacioneve të djeshme dhe të hënës kundër një pozicioni artilerie kundërajrore afër Tallilit.
Aviacioni amerikan dhe britanik patrullon hapësirën në veri dhe jug të Irakut që nga Lufta e Gjirit e vitit 1991 për të mbrojtur kurdët në veri, dhe myslimanët shiitë në jug, nga forcat irakiane.
XS
SM
MD
LG