Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia thotë se Shtetet e Bashkuara kanë bërë një hap “jomiqësor” kur një zyrtar në Stejt Department ka pritur një përfaqësues të separatistëve çeçenë.
Ministria e jashtme ruse thotë në një komunikatë se është befasuar nga takimi në Uashington midis zyrtarit të paidentifikuar amerikan dhe Ilyas Akhmadov, ministër i Jashtëm në udhëheqjen separatiste të Çeçenisë.
Kjo ministri thotë se hapat e këtillë janë në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit dhe partnershipit midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit.
Nga fillimi i javës Rusia kishte protestuar kundër një takimi në Londër midis një zyrtari të Foreign Office dhe një përfaqësuesi të liderit separatist, Asllan Maskhadov.
XS
SM
MD
LG